8 harxhimet më epike të Amerikës në Afganistan: 486 milionë në aviona që u shitën për hekura 6 cent

8 harxhimet më epike të Amerikës në Afganistan: 486 milionë në aviona që u shitën për hekura 6 cent

Fitorja e talebanëve në Afganistan ka shokuar botën por nuk ka qenë aq e papritur në Amerikë për shkak të shpenzimeve jovizionare dhe bizare të administrave të ShBA-ve. Më poshtë keni disa prej rasteve më absurde të parave të mëdha të harxhuara palidhje nga aleati më i madh i Kosovës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë harxhuar më shumë para në rindërtimin e Afganistanit se sa që harxhuan në rindërtimin e Evropës pas përfundimit të Luftës së II Botërore.

Sipas një raporti të monitoruesit të shpenzimeve, Sigar, miliarda dollarë u harxhuan në projekte që ishin ose të papërdorshme, ose të standardeve të ulta, ose harxhim i kotë parash e ose abuzim sistematik, raporton NBC, përkthen Periskopi.

Duke parafrazuar Albert Einsteinin, Inspektori Special i Sigar duklaroi se shpenzimet e shfrenuara amerikane në Afganistan ishin “definicioni i çmendurisë – duke i bërë të njëjtat gjëra gjithnjë e gjithnjë, por duke pritur rezultate të ndryshme.

  1. 486 milionë për avionin ‘kurthues’ që më pas u shit për vetëm 32 mijë dollarë

Pentagoni i ka harxhuar gati gjysmë miliardi dollarë në 20 avionë italianë që më vonë do të shiteshin për hekura për vetëm 32 mijë dollarë.

“Këta aeroplanë ishin të gabuar për Afganistanin. Amerika e kishte të vështirë që t’i bindte afganët që t’i pilotonin ata, dhe pilotët tanë i quanin “kurthues”. Një pilot tha se pjesët e tyre binin në tokë derisa ata ateronin,” – tha inspektori.

Gjashtëmbëdhjetë prej këtyre avionëve u shitën për hekura me 6 centë kilogrami.

  1. 335 milionë në impiantin e energjisë që përdori vetëm 1 për qind të kapacitetit të saj

Impianti i Energjisë Tarakhil u ndërtua në vitin 2009 për të “ofruar më shumë energji të qëndrueshme” në Kabullin ku rryma ndalej shpesh.

Sidoqoftë, impianti ‘modern’ dizell eksportoi vetëm 8.846 megavatë orë të energjisë mes shkurtit 2014 dhe prillit 2015. Kjo ishte vetëm një për qind e kapacitetit të impiantit dhe vetëm 0.35 për qind e energjisë elektrike të Kabullit, qytet i 4.6 milionë banorëve.

     3.Gati 500,000 dollarë në ndërtesa që ‘shkriheshin’ nga shiu

Zyrtarët amerikanë drejtuan dhe mbikëqyrën ndërtimin e një objekte trajnimesh për policinë afgane në vitin 2012 që u ndërtua aq keq sa muret iu rrëzuan nga shiu.

Kjo ndërtesë që kushtoi 456,669 dollarë në provincën e Wardakut nuk “ishte veç turpërim, por më e rëndësishmja, një harxhim i parave të taksapaguesve” thuhej në raportin e SIGAR.

SIGAR tha se “shkrirja” e ndërtesës kishte filluar vetëm katër muaj pasi ndërtimi ishte kompletuar.

  1. 4 milionë dollarë në programin për sojë në një vend që nuk ha sojë

“Afganët duket se kurrë nuk kanë mbjellur e as ngrënë sojë më herët,” thuhet në raportin e SIGAR.

Por, kjo nuk ndaloi Departamentin e Agrikulturës që të financonte një program me 34.4 milionë për sojën.

Projekti “nuk realizoi pritjet,” u konfirmua për SIGAR, duke u përmendur kushtet e bujqësisë në Afganistan dhe faktin që askush nuk donte të blente produktin që kurrë s’e kishin ngrënë më parë.

“Ata nuk i mbillnin, nuk i hanin, nuk kishte treg për to, dhe megjithatë ne menduam se ishte ide e mirë,” tha Inspektor Sopko.

  1. Spital për 600 mijë dollarë ku foshnjet laheshin me ujin e ndyrë të lumit

Pavarësisht shpenzimit të 597 mijë dollarëve nga Departamenti i Mbrojtjes në një spital në provincën e Parwanit, kushtet mbetën të mjerueshme.

“Sepse nuk kishte ujë të pastër, stafi nisi t’i lante foshnjet me ujë lumi,” thuhej në raportin e Sigar.

  1. 36 milionë në objektin ushtarak që gjeneralët nuk e donin

Objekti i ashtuquajtur ‘64K” në Afganistan kushtoi 36 milionë dhe ishte harxhim krejtësisht i kotë i parave amerikane.

Ky objekt i madh në provincën e Helmandit kishte për qëllim t’i dilte ballë rritjes së trupave amerikane në vitin 2010.

Por, një vit para ndërtimit, vet gjenerali në krye të rritjes së trupave kërkoi që ajo të mos ndërtohej sepse objektet ekzistuese ishin “më se të mjaftueshme”.

  1. 3 milionë për blerjen – dhe më pas anulimin e mistershëm – të tetë varkave

Raporti i SIGAR tha që ushtria amerikane e ka pasur të pamundur të ofronte llogari dhe t’i përgjigjej pyetjeve më bazike për blerjen dhe anulimin e mistershëm të tetë varkave në Afganistan.

Nga faktet e pakta që SIGAR arriti të siguronte mësohet se ato u blenë në vitin 2010 që të përdoreshin nga Policia Kombëtare e Afganistanit, dhe kishin për qëllim të vendoseshin në lumin veriot të vendit në kufi me Uzbekistanin.

  1. 8 miliardë në për të luftuar drogën– ndërsa afganët rrisnin më shumë opium se kurrë

Pavarësisht që ShBA-ja i dha diku 7.8 miliardë në ndaljen e tregtisë me drogë të Afganistanit, afganët mbollën më shumë opium se kurrë.

Afganistani u bë lider botëror në prodhimin e opiumit. Në vitin 2013, vlera e opiumit afgan ishte 3 miliardë – ekuivalent me 15 për qind të GDP-së së vendit. /Periskopi 

Shpërndaje në: