KFOR reagon pasi MB tha se do të vazhdojë t’i lë trupat në Kosovë së paku deri më 2028

KFOR reagon pasi MB tha se do të vazhdojë t’i lë trupat në Kosovë së paku deri më 2028

Misioni KFOR i udhëhequr nga NATO është deklaruar për shtrimin e trupave të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës dhe vendimin për të zgjeruar mbështetjen e saj për KFOR-in të paktën deri në dhjetor 2028. KFOR’i e ka mirëpritur këtë kontribut.

Në komunikatë thuhet se ky angazhim i vazhdueshëm forcon përpjekjet e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për të promovuar stabilitetin në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Së bashku me 33 vende kontribuuese, KFOR mbetet i palëkundur në misionin e tij për të mbështetur paqen, sigurinë dhe stabilitetin, duke nxitur bashkëpunimin dhe besimin e ndërsjellë midis të gjithë partnerëve të përkushtuar për një rajon më të sigurt dhe më të qëndrueshëm”, thuhet në njoftimin e KFOR’it. /Periskopi/

Shpërndaje në: