Zafir Berisha del në mbështetje të Armend Zemajt

Zafir Berisha del në mbështetje të Armend Zemajt

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, është përfshirë në një incident fizik në sheshin e Prishtinës, raporton Periskopi.

Në mbështetje të Zemajt ka reaguar edhe themeluesi i inciativës Bashkimi Demokratik për Prizren, Zafir Berisha.

“Këta tipat, si ai legeni në Prishtinë që ofendoj Armendin, po mendojn me fyrje e sharje sikurse në fb, edhe live munden me bë, dhe me kalu sikurse nuk është gjë kjo punë!”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Berisha ka thënë se “ju trima jeni nëpër rrijete sociale me profile false, për live mos harroni bëheni për të stomatologu”.

“Grushti për këtë sojin e trushpërlarëve është pak, deri sa të mushen mend!”, tha ai.

Kurse, nga ana tjetër deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook  duke  thënë se derisa ka qenë duke dhënë një intervistë, është provokuar verbalisht me fjalë të papranueshme.

“Sot gjatë një interviste publike ndodhi një situatë e pakëndshme, për të cilën ndjej keqardhje të sinqertë. Një qytetar, nuk e di a ishte e rastit apo me qellim te caktuar, këtë do e vertetojnë policia, më ofendoi dhe më provokoi verbalisht me fjalë të papranueshme, para medias dhe gazetarit që ishim në intervistë”, ka shkruar ai.

Zemaj ka thënë se s’do të duhej të binte pre e provokimit dhe ka kërkuar falje për incidentin që ka ndodhur.

“Kam respekt të plotë për çdo person, për çdo mendim dhe çdo kritikë, pavarësisht se sa e ashpër mund të jetë ajo, e imja është te mos reagoj me emocione.Andaj duhet të më shërbejë si mësim për të qenë më i durueshëm dhe më i përmbajtur në çdo situatë. Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin”, ka shkruar ai.

Zemaj kërkon falje publike për incidentin fizik më një qytetar: Reagova në afekt dhuna nuk është përgjigje e drejtë

Periskopi ka raportuar për incidentin e ndodhur sot mes deputetit të LDK-së dhe një qytetari në sheshin e Prishtinës.

 

Ngjarja ka ndodhur në momentin kur Zemaj po jepte një intervistë për një medium vendor, në qendër të kryeqytetit. Gjatë xhirimeve, një qytetar që po kalonte aty bashkë me familjen e tij e ka provokuar Zemajn me fjalë fyese./Periskopi/

“Po rreni”- Armend Zemaj e grushton një qytetar në sheshin e Prishtinës

 

Shpërndaje në: