Tahiri: Jam në krah me mitrovicasit, do ta vazhdoj fushatën me kryetarin Bedri Hamza
Arian Tahiri, kandidati për kryetar të Mitrovicës së Jugut nga PDK-ja, ka thënë se gjithmonë ka qenë dhe do të jetë pranë qytetarëve të komunës ku po kandidon.
Ai theksoi se fushatën për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale do ta vazhdojë së bashku me mitrovicasit dhe Bedri Hamzën, ish-kandidatin për kryeministër nga PDK-ja në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit, raporton Klan Kosova, transmeton Periskopi.
“Unë kam qenë në krah me qytetarët e Mitrovicës. Forca më e madhe janë qytetarët e Mitrovicës. Vetëm në krah me qytetarët”, tha Tahiri.
“Do ta vazhdoj fushatën me kryetarin Bedri Hamza dhe me secilin person të respektuar”, shtoi ai./Periskopi/



