Si kishte ndodhur vrasja në Hajvali për të cilën i dyshuari Xhemail Nuhiu u arrestua në Londër
Një mosmarrëveshje e çastit për parkim kishte përfunduar tragjikisht mbrëmjen e 11 gushtit 2025 në Hajvali të Prishtinës, ku Muhamet Matoshi u vra me armë zjarri.
Në vendngjarje, afër një veture Mercedes me targa britanike CEI5VYM, u gjetën njolla gjaku dhe një gëzhojë e kalibrit 9 mm.
Hetimet e para treguan se pas një konflikti për parkim, i dyshuari Xhemajl Nuhiu mori një armë zjarri dhe e qëlloi në kokë Muhamet Matoshin. Viktima u dërgua me urgjencë në QKUK, por mjekët konstatuan se ai kishte ndërruar jetë.
Pas krimit, i dyshuari u largua me veturën Mercedes në drejtim të panjohur. Policia ka urdhëruar alarmim të të gjitha njësive dhe pikave kufitare për identifikimin dhe ndalimin e tij.
Në vendngjarje punuan njësitë e hetimeve rajonale, prokurorja e Krimeve të Rënda dhe mjekësia ligjore. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Për rastin janë marrë në pyetje disa dëshmitarë, ndërsa i dyshuari, Xhemail Nuhiu që ishte arratisur në Londër, raportohet se është arrestuar nga skuadra e gjurmit të të kërkuarve../Periskopi/
Vrasja në Hajvali, arrestohet në Londër Xhemail Nuhiu – Nis procesi i ekstradimit
Vrasja e mbrëmshme në Hajvali sherri i komunikacionit: Krejt çka dihet deri më tani
Policia e shpall në kërkim Xhemail Nuhiun për vrasjen në Hajvali



