Rama shkruan për Thaçin, Endriti e shpërndanë postimin e tij
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar si të tmerrshme faktin që ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po vazhdojnë të mbahen në Hagë nën akuzën për krime lufte, edhe pesë vjet pas arrestimit. Ai në një shkrim në Facebook ka akuzuar edhe “tifozët te verbuar” politikë, që sipas tij, edhe mbrapa hekurave e trajtojnë ish-presidentin Hashim Thaçi si armik politik, raporton Periskopi.
Ndaj kësaj deklarate të Ramës, djali i Hashim Thacit, Endrit Thaci e ka shpërndarë në rrjetin social, në Instagram.




