Latifi: Vit i humbur komplet, shpejt do të paguajmë çmim të lartë për këtë marrëzi

Latifi: Vit i humbur komplet, shpejt do të paguajmë çmim të lartë për këtë marrëzi

profesor universitar dhe opinionist, Blerim Latifi e quajti vit të humbur komplet pasi vendi ende nuk ka qeveri, raporton Periskopi.

Latifi në Facebook ka thënë se gjersa bota po ecën përpara, Kosova “do të paguajë çmim të lartë për marrëzi kolektive”.

“Viti 2025: një vit i humbur komplet.Në një epokë kur aseti më i çmuar i kombeve është aftësia për të ecur me ritmin marramendës të ndryshimit të botës. Shpejt do ta paguajmë një çmim të lartë për këtë marrëzi kolektive, zhurma e të cilës na i ka qorru sytë dhe shurdhu veshët”, tha ai.

Shpërndaje në: