Caktohet masa e paraburgimit për prokurorin Beqë Shala, dyshohet për “marrje ryshfeti”

Caktohet masa e paraburgimit për prokurorin Beqë Shala, dyshohet për “marrje ryshfeti”

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në bashkëpunim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, të hënën është arrestuar prokurorin Beqë Shala, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Ndaj të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, në kuadër të hetimeve që lidhen me dyshimet për marrje ryshfeti.

Lajmin e ka konfirmuar, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Masa e paraburgimit, të dyshuarit Shala iu caktua pas mbajtjes së seancës dëgjimore.

“Prokuroria Speciale e ka zhvilluar një aksion mbi bazën e disa informacioneve që i kemi pasur në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, konkretisht Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren dhe si rezultat i kësaj ne kemi vendos që me arrestu të pandehurin për të cilin sot kemi paraqitur kërkesë për caktim të paraburgimit. Ne sot e prezantuam kërkesën para Gjykatës dhe po presim tash verdiktin final. Kërkesën e kemi bazu në disa prova të cilat janë siguruar paraprakisht gjatë fazës së hetimeve deri në këtë moment. Dhe po presim tash rezultatin e veprimeve tjera se sa çka na ofron lidhur me këtë çështje”, tha Gashi.

Prokurori Shala është arrestuar në vendin e tij të punës, ndërsa Prokuroria Speciale në koordinim me Policinë e Kosovës ka konfirmuar se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi.

Hetimet pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, ndërsa Prokuroria Speciale nuk ka dhënë ende detaje shtesë lidhur me rastin./Periskopi/

Shpërndaje në: