Aktivisti i AAK-së i zhgënjyer me partinë: Në komunat ku Aleanca bashkëpunon me VV-në, do të shuhet
Prizreni është komuna e tretë me radhë që kanë bërë koalicion VV dhe AAK pas Fushë Kosovës dhe Junikut. E këto koalicione po i kundërshton fuqishëm aktivisti i AAK-së, Ardian Azemi, shkruan Periskopi.
Azemi ka shprehur në Facebook indinjatën ndaj AAK-së, duke thënë se “Në komunat ku Aleanca bashkëpunon me VV-në, Aleanca do të shuhet”.
Postimi:
Aleancë, s’të kam menduar kështu!
Unë jam angazhuar për një Aleancë që nuk shitet për poste, por që qëndron mbi parime. Një Aleancë që refuzon bashkëpunimin me Vetëvendosjen e Albin Kurtit, në të dy nivelet e qeverisjes, sepse sulmet e vazhdueshme, shpifjet e pandërprera dhe dëmet e shkaktuara Kosovës nuk mund të harrohen, as të falen lehtë.
Tani, kur shoh koalicione të njëpasnjëshme me ata që kanë shkatërruar besimin dhe shpresën tonë, ndihem thellësisht i zhgënjyer. Ka diçka më të dhimbshme se humbja e pushtetit: humbja e parimeve dhe e drejtësisë në emër të oportunizmit.
Bëni screenshot këtij statusi dhe rikujtojeni pas katër vitesh:
Në komunat ku Aleanca bashkëpunon me VV-në, Aleanca do të shuhet.

AAK e VV bëhen bashkë në Junik, Nezir Kraki “dëshmitar” i marrëveshjes
LVV nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me AAK-në edhe në Prizren



