Mbetjet mortore në Veri, Policia jep detaje: Një familje po hapte varrin për familjarin e tyre
Policia e Kosovës (PK) përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me rastin e gjetjes së mbetjeve mortore në Mitrovicë të Veriut.
Sipas Policisë, një familje derisa po hapnin varrin për një familjar të tyre, kanë gjetur një batanije me mbetje mortore, të cilat dyshohen se janë nga lufta e fundit në Kosovë.
Policia njofton se mbetjet mortore janë tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme.
“Mitrovicë Veri / 1998-1999. Njësitet policore të DHKL-së në koordinim me IML-në dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku një familje gjatë hapjes-gërmimit të një varri për një familjar të tyre, ka hasur në një batanije me mbetje eshtërore të cilat dyshohet se janë të luftës së fundit në Kosovë. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime të mëtejshme. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në njoftim./Periskopi/
Gjenden mbetje mortore në Mitrovicë të Veriut, dyshohet se i përkasin viktimave të luftës



