Ferizaj: Sulmoi seksualisht një grua arrestohet
Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshim që ka sulmuar seksualisht një grua.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje, raporton Periskopi.
“Ferizaj / 28.10.2025 – 15:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin që ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Periskopi/



