PDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Presidentes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka dërguar ftesë për takim kryetarëve të partive politike.
Nga Partia Demokratike e Kosovës kanë konfirmuar për Periskopin, pjesëmarrjen në takim.
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku shtoi se kryetari i partisë, Memli Krasniqi do të marrë pjesë.
“Kemi marrë ftesë dhe do të merr pjesë kryetari” – u shpreh Çitaku./Periskopi/



