Një grua akuzohet për vjedhjen e bizhuterive në Luvër
38-vjeçarja u akuzua të shtunën për bashkëpunim në vjedhje të organizuar dhe konspiracion kriminal me qëllim kryerjen e një krimi, thanë raportet e medias.
Ajo u paraqit para një jurie, i cili do të vendosë nëse do ta ndalojë, raporton BBC, transmeton Periskopi.
Gruaja, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, u arrestua më parë këtë javë me katër persona të tjerë.
Dy burra që ishin arrestuar më parë u akuzuan tashmë për vjedhje dhe konspiracion kriminal pasi zyrtarët thanë se ata e kishin “njohur pjesërisht” përfshirjen e tyre në grabitje.
Bizhuteri me vlerë 88 milionë euro u vodhën nga muzeu më i vizituar në botë më 19 tetor.
Kurse, të dyshuarit mbërritën me një ashensor mekanik të montuar në një automjet të vjedhur për të hyrë në Galerie d’Apollon (Galeria e Apollonit) nëpërmjet një ballkoni pranë lumit Sena. Burrat përdorën një prerës disku për të hapur vitrinat që mbanin bizhuteritë.
Prokurorët thanë se hajdutët qëndruan brenda për katër minuta dhe u arratisën me dy skuterë që prisnin jashtë në orën 09:38, përpara se të kalonin te makinat.
Gurtë e çmuara nuk janë gjetur ende.
Ndërsa, nga incidenti, masat e sigurisë janë shtrënguar rreth institucioneve kulturore të Francës.
Luvri ka transferuar disa nga bizhuteritë e tij më të çmuara në Bankën e Francës pas grabitjes./Periskopi/



