Vdes një burrë në Komoran pas plagosjes me armë zjarri, Policia jep detaje
Një person ka vdekur si pasojë e plagosjes me armë zjarri në fshatIn Fushticë të Drenasit.
Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka treguar se personi është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF), në Komoran dhe aty është konstatuar vdekja e tij.
“Sot, rreth orës 13:30, policia është njoftuar se një person (mashkull) të plagosur me armë zjarri në fshatin Fushticë të Drenasit. I njëjti është dërguar menjëherë në QMF Komoran, ku nga ana e stafit mjekësor është konstatuar vdekja e tij”, tha ajo.
Ahmeti ka thënë se njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe në koordinim me Prokurorin e shtetit,janë duke u marrë me hetimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin./Periskopi/



