Gjendet i vdekur një 76-vjeçar në Prishtinë, Policia po e heton rastin
Një 76-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në rrugën “Fan Noli”, në Prishtinë.
Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Pllana ka treguar tashmë po hetohet rasti në kërkim të sqarimit të rrethanave.
“Rreth orës 16:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në rrugën “Fan Noli” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 76 vjeç. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ai./Periskopi/



