Krasniqi kundër veprimeve të Xhafer Tahirit: LDK në Vushtrri nuk i nënshtrohet pazareve politike
Anëtarja e Kryesisë Qendrore të LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka zhvilluar takim me strukturat e partisë në Vushtrri bashkë me ish-kryetarin e degës, dr. Hysni Gërguri, përcjell Periskopi.
Në takim u theksua që çdo veprim apo marrëveshje politike që bie ndesh me Statutin e LDK-së dhe vendimet e Kryesisë Qendrore është i papranueshëm.
Krasniqi tha se LDK në Vushtrri nuk pranon pazare politike dhe do të mbetet në mbrojtje të interesave të qytetarëve, zhvillimit dhe dinjitetit të komunës.
Njoftimi i plote:
Sot, në cilësinë e Anëtares së Kryesisë Qendrore të LDK-së dhe Nënkryetares së Degës në Vushtrri bashkë me ish kryetarin e Degës dr. Hysni Gërguri, zhvilluam një takim përmbajtësor me strukturat e LDK-së në Vushtrri, për të diskutuar situatën e krijuar pas veprimeve të fundit politike në komunën tonë.
Në takim u shpreh qëndrim i qartë dhe i bashkuar se:
Çdo veprim apo marrëveshje politike që bie ndesh me Statutin e LDK-së dhe me vendimet e Kryesisë Qendrore është i papranueshëm dhe nuk përfaqëson qëndrimin e LDK-së në Vushtrri.
LDK në Vushtrri nuk i nënshtrohet pazareve politike, as marrëveshjeve të bëra në kundërshtim me interesin e qytetarëve.
LDK do të jetë gjithmonë në mbrojtje të interesave të qytetarëve të Vushtrrisë, të zhvillimit e të dinjitetit të saj, jo pjesë e kalkulimeve që dëmtojnë qytetin tonë dhe strukturat tona.
LDK qëndron fuqishëm për qytetarët, për Vushtrrinë, për Kosovën! ✌️



