Plas sherri mes katër burrave në Podujevë: Rrahen mes vete, policia i arreston

Plas sherri mes katër burrave në Podujevë: Rrahen mes vete, policia i arreston

Katër meshkuj në Podujevë janë arrestuar nga Polica, pasi ishin rrahuar mes vete, shkruan Periskopi.

“Fsh. Lupç i Epërm, Podujevë / 02.11.2025 – 16:50. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë rrahur në mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Lidhur me rastin të dyshuarit e përfshirë në rrahje kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri prej tyre ka vazhduar me trajtim të mëtejm mjekësor nën mbikëqyrjen e njësive policore”, thuhet mes tjerash në njoftim

Shpërndaje në: