“Nëse Apeli e vërteton dënimin e sotëm, Manxhuka e Azemi shkojnë në burg për vuajtje të dënimit”

“Nëse Apeli e vërteton dënimin e sotëm, Manxhuka e Azemi shkojnë në burg për vuajtje të dënimit”

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se në rast e Gjykata e Apelit vërteton vendimin e sotëm të Gjykatës Themelore të Prishtinës për dënimin e zëdhënësit të Qeverisë, Arlind Manxhuka, dhe të deputetit të VV-së, Egzon Azemi, atëherë të dy duhet të shkojnë në burg për vuajtje të dënimit.

“Është vendim i shkallës së parë dhe kanë drejtë ankese në Apel. Vetëm nëse Apeli e vërteton dënimin e shkallës së parë vendimi bëhet i plotfuqishëm dhe nënkupton fillimin e vuajtjes së dënimit”, ka thënë Miftaraj për Express.

Ai ka thënë se në këtë fazë ligji nuk parasheh që dy anëtarët e VV’së të shkojnë në vuajtje të dënimit.

Sa i përket deputetit Egzon Azemi, Miftaraj thotë se në momentin që bëhet i plotfuqishëm vendimi i Gjykatës, për të njejtin ka pasoja juridike.

“E njëjta vlen edhe për mandatin e deputetit, vetëm pas plotëfuqishmërisë së dënimit ka pasoja juridike”, ka thënë Miftaraj.

Derisa për zëdhënësin e Qeverisë, Arlind Maxhukën, Miftaraj thotë se i mbetet në dorë Kurtit për të vendosur nëse e shkarkon apo vazhdon ta mbajë në zyrë.

Sot Gjykata Themelore e ka dënuar Arlind Manxhukën dhe Egzon Azemin me nga 1 vit e 6 muaj burg për pëhapje të përçarjes e mosdurimit.

U dënua me 1 vit e 6 muaj burg, Egzon Azemi i lidh gjyqtarët me Serbinë

 

Shpërndaje në: