iPhone 18 vjen me tri ngjyra të reja, ndalohet e zeza!
Apple për herë të parë tek iPhone 17 Pro zgjedh një nuancë të fortë: Cosmic Orange. Ky hap mund të shënojë fillimin e një strategjie më guximtare ngjyrash – me variante edhe më ekspresive në të ardhmen.
Sipas leaker-it të njohur Instant Digital në platformën kineze Weibo, iPhone 18 Pro do të vijë në tre opsione ngjyrash të reja: Coffee, Vjollcë dhe Bordo. Kjo do të zgjerojë paletën relativisht konservative të ngjyrave të serisë Pro, raporton BILD, transmeton Periskopi.
Derisa më parë modelet premium njiheshin për ngjyrat e tyre të rezervuara – kryesisht të bardhë, të zezë, argjend, blu të çelët, të artë ose violet të errët – me serinë iPhone 17 kjo ka ndryshuar: 17 Pro dallon për shkak të Cosmic Orange. Disa përdorues raportojnë, megjithatë, se mbulimi ngjyror në skaje mund të konsumojë ose se nuanca mund të zhvendoset lehtësisht drejt rozës.
Për klientët që preferojnë një dizajn të qetë dhe të përshtatshëm për biznes, në të ardhmen mund të ketë më pak zgjedhje. Sipas Instant Digital, ngjyra e zezë do të hiqet nga oferta e iPhone 18. Tek iPhone 17 Pro mungonte tashmë një version klasik gri. Duket se Apple synon të dallojë modelet e tij Pro më shumë përmes ngjyrave elegante dhe të guximshme – një hap drejt më shumë individualiteti dhe pamjes luksoze.



