Edi Rama i dorëzon pasaportën shqiptare ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut: Shpejt do të mësojmë edhe gjuhën
Kryeministri Edi Rama i dorëzoi ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Erik Adams, pasaportën dhe kartën e identitetit të Republikës së Shqipërisë gjatë Samitit IV të Diasporës.
Në ceremoninë e zhvilluar, Rama nuk la pa humor momentin, duke i thënë Adams se së shpejti do të mësojë edhe gjuhën shqipe.
“Jemi të vetmit që mund të themi: e kisha këtë punë! Tani është dorëzuar, kush ka guxim ta marrë këtë mundësi,” tha Rama, raporton TCh, transmeton Periskopi.
Ai shtoi se përveç dokumenteve, Adams po merr një përvojë të veçantë në Shqipëri: “E di që je familjar me këtë, por ajo që ndodh këtu është ndryshe: këtu çdo gjë hapet dhe rritet. Kjo është ID-ja jote, kjo është pasaporta jote shqiptare. Shpejt do të mësojmë edhe shqip. I dashur Erik, mirë se erdhe në Shqipëri.” /Periskopi



