Suspendohet punëtori i “Trepçës”, dyshohet se ndërpreu qëllimisht rrymën e ventilatorit
Një punëtor është suspenduar nga puna në Njësinë Biznesore “Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë”, pasi që dyshohet se ka ndërprerë energjinë elektrike të ventilatorit në mënyrë të qëllimshme.
Kështu thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.
Tutje thuhet se me datën 14.04.2026, Kryeshefi Ekzekutiv ka nxjerrë Vendimin me nr. prot. 3167 për largimin e përkohshëm nga puna të punonjësit z. M.LL., i punësuar në Njësinë Biznesore “Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë”.
“Ky vendim është nxjerrë në bazë të denoncimit me nr. prot. 557, të datës 14.04.2026, të paraqitur nga Drejtori i Prodhimit në njësinë përkatëse, sipas të cilit i njëjti dyshohet se ka kryer veprime të kundërligjshme.Konkretisht, i njëjti dyshohet se ka ndërprerë energjinë elektrike të ventilatorit që shërben për ventilimin në minierë, duke e bërë atë jofunksional në mënyrë të qëllimshme”.
Njoftimi i plot:



