Rrustemi: Është tipar i protomendësisë blerja apo shantazhi i deputetëve

Rrustemi: Është tipar i protomendësisë blerja apo shantazhi i deputetëve

Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor  nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, e ka cilësuar si “protomendësi” përpjekjen e koalicionit PAN për sigurimin e numrave për Qeverinë, përmes deputetëve individualë.

Rrustemi në “Facebook” shkruan se në zgjedhjet e 11 qershorit nuk ka pas kandidatë të pavarur, por të gjithë janë votuar nën emrin e partive politike përkatëse, transmeton Periskopi.

Ai e cilëson si të pashembullt në Demokraci parlamentare, blerjen apo shantazhin e deputetëve.

“Ndërsa, në Republika parlamentare, zgjedhja e Qeverisë dhe Kryeministrit është çështje e shumicës parlamentare, e kur asnjë subjekt nuk ka fituar mjaftueshëm, krijimi i Qeverisë është nevojë koalicionesh, që nënkupton harmonizim programesh e përcaktim prioritetesh, gjithnjë duke ndjekur pritjet dhe kërkesat e votuesve”, shkruan Rrustemi.

Lexoni të plotë shkrimin e Rrustemit në Facebook:

Në zgjedhjet e 11 qershorit nuk ka pasur kandidatë të pavarur. Të gjithë deputetët e zgjedhur, janë votuar nën emrin e partive politike përkatëse dhe para së gjithash nga votuesit e këtyre partive. Ndërsa, në Republika parlamentare, zgjedhja e Qeverisë dhe Kryeministrit është çështje e shumicës parlamentare, e kur asnjë subjekt nuk ka fituar mjaftueshëm, krijimi i Qeverisë është nevojë koalicionesh, që nënkupton harmonizim programesh e përcaktim prioritetesh, gjithnjë duke ndjekur pritjet dhe kërkesat e votuesve.

Kjo çfarë po përpiqet të bëjë PAN, duke synuar deputetë, përmes blerjes a shantazhit është e pashembullt për një Demokraci parlamentare, por tipar i njohur për Prontomendësinë!

Shpërndaje në: