Milaim Zeka tregon se kur mund të mbahet seanca për themelimin e Qeverisë
Deputeti nga radhët e Nismas, Milaim Zeka ka shkruar rreth raportimeve të mediave se seanca për formimin e Qeverisë do të mbahet ‘këtë ditë apo në atë ditë’.
Ai ka porositur që të mos shkruhet se parlamenti do të mblidhet këtë javë, meqë sipas tij, nuk ka shanca.
Zeka thotë se ndoshta Kuvendi do të mblidhet më 27 korrik.
Ja shkrimi i plotë:
Parlamenti nuk e ka me po “thone”
Te pakten si gazetare, pasiqe edhe paguhemi per ta informuar publikun e gjere, e kemi per obligim te shkojme pertej lajmit po “thone”! Aman se nuk eshte ne dobi te askujte me shkru tane kohen lajme per klikime: “Po thone”!
A thu a po i shkon mendeja ndonje gazetari e me pyet bre: cili deputet ka marre kartelen e deputetit? Cili deputet ashte fotografu per kartele? A dini more qe minimun pese dite perpara duhet te thirret seanca?!
Krejte ne fund, mos shkruani bre qe Parlamenti do te mblidhet kete jave, sepse shance nuk ka. Ndoshta me 27 korrik po?! Ndoshta…/Periskopi/



