Homologu bullgar ngushëllon Kadri Veselin për vdekjen e Fadil Vokrrit
Kryetari i Parlamentit të Hungarisë, László Kövér, ka ngushëlluar homologun e tij kosovar, Kadri Veseli, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-futbollistit të njohur Fadil Vokrri.
“Ishte një njeri i shkëlqyer dhe ka luajtur rol kyç në anëtarësimin e federatës kosovare në UEFA. Ju lutem, t’i pranoni ngushëllimet tona më te sinqerta. Mbi të gjitha, ju sigurojmë se Hungaria siç ka vepruar deri më tani, gjithashtu edhe në të ardhmen do të vazhdojë me mbështetjen e zhvillimit të sportit kosovar. Ju lutem zotëri kryetar, pranoni konsideratat e mia më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit te kryeparlamentarit hungarez.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka ndërruar jetë më 9 qershor në moshën 57-vjeçare.



