Këta janë yjet e futbollit që tashmë janë eliminuar nga Kupa e Botës (Foto)
Sot fillon cikli i ndeshjeve të fundit të fazëz së grupeve në ‘Rusi 2018’ dhe tashmë disa kombëtare presin ta zhvillojnë ndeshjen e fundit dhe të kthehen në shtëpi, shkruan Periskopi.
Shumë yje do të largohen nga Rusia pas vetëm 14 ditësh qëndrimi, pasi komëbtaret e tyre janë eliminuar nga Kupa e Botës.

Keylor Navas që ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve me Realin tashmë është eliminuar nga ‘Rusi 2018’ edhe pse bëri disa pritje fantastike në portën e Kosta Rikës.

Ylli i Tottenhami, Heung-min Son shënoi një gol të bukur kundër Meksikës, por nuk mjaftoi dhe kombëtarja e tij pas dy ndeshjeve është pa pikë dhe e sheh vetën të eliminuar nga Kupa e Botës.

Mohamed Salah, emri më i përfolur që nga finalja e Champions League nuk u paraqit në fushë në ndeshjen e parë të Egjiptit kundër Uruguait, ndërsa kundër Rusisë shënoi gol, por nuk arriti që ta evitoi humbjen e kombëtares së tij. Egjipiti nuk fitoi asnjë pikë në dy ndeshjet e para dhe është eliminuar nga ‘Rusi 2018’.
Përveç Salahut, një yll tjetër që largohet nga Kupa e Botës është edhe anëtari i Arsenalit, Mohamed Elneny, i cili poashtu luan me Egjipitin.

Mehdi Benatia do të luajë ndeshjen e fundit sot kundër Spanjës, pasi kombëtarja e tij Maroku tashmë është eliminuar nga Kupa e Botës.
Robert Lewandowski është ylli i radhës që do t’i thotë lamtumirë Rusisë pas fazës së grupeve pasi Polonia pësoi dy humbje në ndeshjet e para dhe është eliminuar dje pas disfatës 3:0 nga Kolumbia. /Periskopi/




