Kroacia e pandalshme! Po fiton edhe me rezervistë kundër Islandës (Video)
Kombëtarja kroate ka shënuar në ndeshjen përballë Islandës me anë të Milan Badelj, futbollist i Fiorentinës. Po i njëjti lojtar disa minuta më herët e goditi shtyllën nga më shumë se tridhjet metra.
Me një fitore eventuale, kombëtarja kroate e blindon pozitën e parë me pikë të plota, shkruan Periskopi.
Vlen të theksohet që kroatët i kanë pushuar një pjesë të madhe të lojtarëve të formacionit bazë, përfshirë superyllin e Madridit Modriq, dhe superyllin e Juventusit, Mario Manxhukiq. /Periskopi



