Gjermania u eliminua: A e zuri mallkimi i ‘shqiponjës’ Mustafi? (Foto)
Kombëtarja gjermane u eliminua nga Botërori “Russia 2018” dhe nuk do të ketë mundësi që të mbrojë titullin e fituar katër vite më parë në Brazil.
Mbrojtësi me origjinë shqiptare Shkodran Mustafi, i cili edhe kishte përvojë me kombëtaren e Gjermanisë, ishte lënë jashtë nga Joachim Low, shkruan Periskopi.
Pavarësisht kësaj, Mustafi kishte vazhduar të shprehte mbështetjen e tij të madhe për Gjermaninë në llogarinë e tij në Twitter.
🔙🔛🔝Come on @dfb_team 🇩🇪💪🏽 you can do this! Round of 16 is waiting for us #diemannschaft #wm2018 #korger
— Shkodran Mustafi (@MustafiOfficial) June 27, 2018
Mustafi për Gjermaninë ka luajtur 20 herë dhe i ka shënuar dy gola. /Periskopi



