Liga e Kampionëve është kompeticioni i Ronaldos, e konfirmojnë statistikat
Cristiano Ronaldo realizoi një nga paraqitjet më të mira në karrierën e tij, teksa shënoi tre gola ndaj Atletico Madrid.
Het-triku i yllit portugez i mjaftoi Juventusit për të kualifikuar në çerekfinale, me shortin që do të hidhet të premten.
Se ky kompeticion është ekskluzivisht i Cristiano Ronaldos e konfirmojnë edhe statistikat që do të shihni më poshtë.
33-vjeçari ka shënuar më shumë:
Gola,
Gola si vendas,
Gola si mysafir,
Gola në fazën e grupeve,
Gola në fazën direkt të eleminimit,
Gola në finale,
Gola prej goditjeve të dënimit,
Gola nga penalltitë,
Gola me kokë,
Më së shumti dygolësha për ndeshje,
Më së shumti het-trik,
Më së shumti asiste, të gjitha këto statistika të frikshme 33-vjeçari i ka në Ligën e Kampionëve. /Periskopi/



