Kthehet Zidane, kthehet Reali (VIDEO)
Real Madridi ka arritur fitore të pastërt 2-0 ndaj Celta Vigos, në javën e 28-të në La Liga.
Kjo ishte edhe ndeshja e parë e të rikthyerit Zinedine Zidane, i cili drejton sërish Realin pas nëntë muajve.
Ardhja e tij rezultoi edhe me disa ndryshime të rëndësishme në formacion, ku Isco, Bale, Ansensio, Marcelo e Keylor Navas startuan nga fillimi.
Le duo 100% ??
⚪ @Benzema – Zidane ⚪#RealMadridCelta pic.twitter.com/MyDhyHb8Nc
— LaLiga (@LaLigaFRA) March 16, 2019
Ishte pikërisht fantazisti spanjoll (62′) që i dha epërsinë Realit, para se Gareth Bale (77′) të dyfishonte dhe vuloste rezultatin 2-0.
Real Madrid mbetet në vendin e tretë me 54 pikë, 9 më pak se Barcelona në vendin e parë, ndërsa mysafirët në vendin e 18 me 25 pikë.
Ndeshja ardhshme e Zidane në La Liga është ndaj Huescas në ‘Santiago Bernabeu’. /Periskopi/



