Përzgjedhja e bordeve të RTK’së e KPM’së: AGK të mërkurën konferencë urgjente para Kuvendit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në mëngjes, nga ora 08:30, do të mbajë konferencë urgjente për media para Kuvendit të Kosovës.
Sipas njoftimit, përmes kësaj konference do të shprehen shqetësimet në lidhje me proceset e përzgjedhjes së anëtarëve të Bordeve RTK-së dhe KPM-së.
Konferenca organizohet nga AGK, Lëvizja FOL, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe aktivistja Flutura Kusari.
Postimi i plotë:
🚨Konferencë urgjente për media lidhur me përzgjedhjen e anëtarëve të Bordeve RTK-së dhe KPM-së
Nesër (e mërkurë) në ora 08:30 mbahet konferencë urgjente për media para Kuvendit të Kosovës për të shprehur shqetësimet në lidhje me proceset e përzgjedhjes së anëtarëve të Bordeve RTK-së dhe KPM-së.
Ftojmë mediat që ta ndjekin konferencën.
Me respekt,
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK)
Lëvizja FOL
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)
Flutura Kusari, aktiviste



