Sulmuesit e Kosovës nuk ndalen, rikthehet te goli edhe Atdhe Nuhiu (VIDEO)

Sulmuesit e Kosovës nuk ndalen, rikthehet te goli edhe Atdhe Nuhiu (VIDEO)

Pak para ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës kanë ardhur lajme të mira, sidomos nga faza ofanzive. 

Pas formës së shkëlqyeshme të Arbër Zenelit, Milot Rashicës, Bersant Celinës e Vedat Muriqit, tani edhe Atdhe Nuhiu është rikthyer te goli.

Nuhiu shënoi në fitoren e lartë të ekipit të tij ndaj Blackburn, raporton Periskopi.

Sheffield Wednesday arriti fitore 4-2 ndaj Blackburn, ndërsa Nuhiu shënoi golin e dytë në minutën e 60-të, dy minuta pasi u inkuadrua në lojë.

Ky ishte goli i tretë këtë sezon për sulmuesin shtatëlartë të Kosovës, i cili nuk ka pasur një edicion të mirë. /Periskopi/

Shpërndaje në: