“Griezmann Mbappe” i bashkohet “Xhihadit”, ndalohet nga Franca
Një çift i çmendur pas futbollit në jugperëndim të Francës ia la emrin “Griezmann Mbappe” djalit të sapolindur pas fitores së Kupës së Botës vitin e kaluar, por kjo nuk po iu lejohet.
Një gjykatë në Brive-la-Gaillarde ia hoqi foshnjës të dy emrat, gati pesë muaj pas lindjes, i tha këshilli lokal i qytetit për Agence France-Presse, përkthen Periskopi.
Në vend të këtij emri, tashmë prindërit i kanë zgjedhur emrin Dany Noe.
Familjet franceze tashmë janë të lira që të zgjedhin emrat e parë të fëmijëve – ndërsa deri më 1993 ata duhej të zgjedhnin mes një liste emrash të aprovuar – por autoritetet lokale mund t’i çojnë prindërit te prokurorët nëse besojnë se zgjedhjet e emrave që bëjnë mund t’i dëmtojnë fëmijët në ndonjë mënyrë.
Një zyrtar lokal tha se emri “Griezmann Mbappe” ishte në kundërshti me interesin e fëmijës.
Emër tjetër që është shpallur i paligjshëm është edhe “Xhihad” që referon luftën e shenjtë islamike kundër të krishterëve. /Periskopi



