Sejdiu: Kam energji dhe dije për t’i dhënë LDK’së dhe Kosovës
Ish-presidenti, tani 67 vjeçar, Fatmir Sejdiu edhe njëherë ka shfaqur aspiratat e tij për të kandiduar për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në kuvendin zgjedhor të 3 gushtit – raporton Periskopi.
Sejdiu ka treguar se përse ai po insiston sërish për të kandiduar në këtë pozitë.
“Unë kam energji, dije, përkushtim, prova për të dhënë diçka për këtë subjekt politik dhe për Kosovën. Duhet të mendojmë shumë thellë”, ka thënë Sejdiu.
Tutje, ai thotë se nuk është i hidhëruar me askënd, e as me Isa Mustafën.
Në Debat Plus në Rtv Dukagjini, Sejdiu ka thënë se ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë kritik./PERISKOPI



