‘A e dini sa murale të Mlladiqit janë në Kosovë?’, Kurti: Jo nuk e di, kush i di le të tregojë

‘A e dini sa murale të Mlladiqit janë në Kosovë?’, Kurti: Jo nuk e di, kush i di le të tregojë

Kryeministri Albin Kurti sot është pyetur edhe për muralet e Ratko Mlladiqit nëpër qytete të Kosovës, transmeton Periskopi.

‘’A e dini sa murale janë të vendosura të Mlladiqit nëpër qytete të Kosovës’’, ishte pyetja e gazetarit.

‘’Mlladiqi është përgjegjësi kryesor i krimeve dhe në Kosovë nuk do të duhej të afirmohej dhe glorifikohej dhe në përputhje me këtë do të duhej që të veprojnë edhe mekanizamat shtetërorë. Nuk e di në cilat qytete paska, por kush i di, le t’i raportojë tek organet’’, tha Kurti.

Shpërndaje në: