A e dini se? Koha e Surroit në Exit Poll e qiti Arben Vitinë 5 për qind para Përparim Ramës

A e dini se? Koha e Surroit në Exit Poll e qiti Arben Vitinë 5 për qind para Përparim Ramës

Edhe Koha e familjes Surroi kishte pasur një Exit Poll në orën 19:00, pas mbylljes së vendvotimeve, dhe ku doli se Arben Vitia ishte para Përparim Ramës me plot 4.8 për qind diferencë.

Në fakt, Përparim Rama tashmë ka fituar garën në Prishtinë ndaj Arben Vitisë me një diferencë prej 2.14 për qind.

Rama pati 51.07, e Vitia i pati 48.93 për qind, përcjell Periskopi.

Por, në sondazhin e Kohës së Surroit, Arben Vitia pati 3.47 për qind më shumë se sa në realitet.

Rama ndërkohë, pati 3.47 për qind më pak se në realitet.

Për fat të mirë, komisionerët e LDK-së në Prishtinë duket se nuk janë demotivuar dhe kanë arritur të ruajnë votën e z. Rama. /Periskopi

Në anën tjetër, me anë të një matematike të thjeshtë, Periskopi qysh më 21 tetor kishte pasur parashikim më të saktë për rezultatin përfundimtar duke e vendosur Përparim Ramën në shifrën e 52 për qind, dhe Arben Vitinë në shifrën e 48 për qind. /Periskopi 

Shpërndaje në: