“A ta maroj ni kafe, a ta bi një fshisë?” – Uran Ismaili tregon si e ndihmuan banorët gjatë fushatës

Periskopi.com Lajme

Kandidati i PDK-së për komunën e Prishtinës, Uran Ismaili, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se qytetarët e kryeqytetit janë treguar shumë bashkëpunues gjatë fushatës së tij.

Ai thotë se impenjimi që ka parë tek qytetarët, tregon se ata ja duan të mirën komunës së tyre dhe se janë të gatshëm për ndryshim.

Ismaili ka mbajtur një fushatë shumë aktive dhe shumë të afërt me qytetarët duke punuar edhe në mirëmbajtjen e hapësirave publike.

“Na u kanë bashkëngjitur vullnetarë. Disa gra që kanë qenë më të vjetra më kanë thënë se kemi dëshirë të ju ndihmojmë por nuk kemi mundësi. Gjatë fushatës kam parë vullnet të madh tek qytetarët. Tërë kohën na kanë ndihmuar. A ta maroj një kafe, ata bi një fshisë. A mundem të bashkohem me ju që të ndihmojë në rregullimin e kësaj apo asaj pune. Vullneti ka qenë i madh. Jam falënderues. Ajo energji që kam besuar se ekziston në Prishtinën. Kam besuar se kur sheh njerëz duke punuar në lagjet e tyre ata të bashkëngjiten.”, tha ai.

Shpërndaje në: