Abazoviq pro “Ballkanit të Hapur”, thotë se Kosova ka më së shumti interes të jetë pjesë e saj

Abazoviq pro “Ballkanit të Hapur”, thotë se Kosova ka më së shumti interes të jetë pjesë e saj

Kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është deklaruar se është pro iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”, ku Kosova dhe shteti që ai tash e drejton kanë refuzuar pjesëmarrjen.

Madje, ai thotë se kjo iniciativë është e krijuar që brenda vetes t’i ketë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ndër të tjera, Abazoviq theksoi se Kosova ka më së shumti interes të jetë pjesë e krejt iniciativave rajonale.

“Ballkani i Hapur” është i bërë për gjashtë shtete, nuk është i bërë për pesë shtete e gjysmë ose tre shtete e gjysmë, ose për 4.7 shtete, por për gjashtë shtete. Gjithkush që participon reprezanton vetveten dhe shtetin e vet. Mendimi im, ndoshta jam gabim, se interesi më i madh në rajon është që të jetë në çdo iniciativë rajonale”, tha Abazoviq në një intervistë në Klan Kosova.

VIDEO

Shpërndaje në: