Agim Aliu: Nuk ka kohë për pushim, çdo ditë, tash e katër vite, një punë e kryer për Ferizajn e ferizajasit

Agim Aliu: Nuk ka kohë për pushim, çdo ditë, tash e katër vite, një punë e kryer për Ferizajn e ferizajasit

Kandidati për kryetar të Ferizajt nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Agim Aliu, ka thënë se më nuk do të ketë rreziqe të kalimit të rrugës, e jo më kolona të gjata veturash për shkak kalimit të këmbësorëve tek “Liridoni” në rrugën “Ahmet Kaçiku”

Agim Aliu me një postim në Facebook, ka thënë se me zgjatjen e nënkalimit për këmbësorë që ka dalje në rrugën “Emin Duraku” e që gati është në përfundim, qytetarët do të kalojnë dy anët e qytetit të parrezikuar nga veturat, gjersa ngasësit e veturave do të kursehen nga kolonat.

 

“Jo më rreziqe të kalimit të rrugës e jo më kolona të gjata veturash për shkak kalimit të këmbësorëve tek “Liridoni” në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Me zgjatjen e nënkalimit për këmbësorë që ka dalje në rrugën “Emin Duraku” e që gati është në përfundim, qytetarët do të kalojnë dy anët e qytetit të parrezikuar nga veturat, gjersa ngasësit e veturave do të kursehen nga kolonat.
Nuk ka kohë për pushim, çdo ditë, tash e katër vite, një punë e kryer për Ferizajn e ferizajasit”, ka shkruar ai.

Më poshtë keni postimin e plotë të Aliut. /

Shpërndaje në: