Agim Çeku: Putinit mund t’i bie gjithçka në mend nëse nuk i shkojnë planet qysh i ka menduar

Agim Çeku: Putinit mund t’i bie gjithçka në  mend nëse nuk i shkojnë planet qysh i ka menduar

Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, njëherit ish-ministër i Mbrojtjes ka folur sa i përket mundësisë për një luftë nukleare.

Çeku në emisionin ‘Pressing’ në T7, ka thënë se presidentit rus, Vladimir Putin mundet t’i kujtohet çdo gjë, madje edhe lufta nukleare.

“Politika ruse, opinionin e vet po e ushqen me informacione se krejt bota u cu kundër Rusisë, po dojnë ta zhdukin Rusinë, ta pushtojnë Rusinë, e këtë nuk do ta lejojmë.

Përderisa nuk është ka i shkon ashtu sic i ka planifikuar e ka menduar, në qoftë se e sheh që në të vërtet po i vjen fundi një Rusie çfarë e ka projektu e ka ndërtu deri tash për këto 20 vite, atëherë atij njeri mund me i ra në mend gjithçka”, tha Çeku.

Ndërsa, sa i përket mundësisë së shpërthimit të luftës nukleare, Çeku thotë se nuk mendon që kjo mund të ndodhë, së paku jo në një të ardhme të afërt.

“Është e mundshme, por nuk e shoh që mundet me ndodh, së paku jo në një të ardhme të afërt”.

Çeku thotë se beson që Perëndimi e Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një përgjigje për një skenar të tillë.

“Unë jam i sigurt që perëndimi punon në këtë drejtim, e sheh si kërcënim serioz dhe nuk e injoron. Këtë mundësi ai e ka, kështu që mendoj që Perëndimi, SHBA-të ka përgjigje, edhe në një skenar të tillë të mundshme”.

 

Shpërndaje në: