Ahmeti thotë se ndarja e 2 milionë eurove nga Qeveria për 156 biznese është hajgare

Ahmeti thotë se ndarja e 2 milionë eurove nga Qeveria për 156 biznese është hajgare

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se ndarja e 2 milionë eurove për 156 biznese është pak hajgare.

Këto 2 milionë euro u ndanë për 156 biznese nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ahmeti gjithashtu ka shkruar se vetëm pagat e deputetëve janë më shumë se 2 milionë euro.

Ndër të tjerash ai tha se vendi duhet të shkohet në zgjedhje.

Postimi i plotë:

Qeveria paska ndarë 2 milionë euro për 156 biznese nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike.

E di që ndihmës nuk duhet me i thënë jo, dhe se çdo ndihmë dikënd e ndihmon por a nuk është pak hajgare kjo punë.

– Pagat e Deputetëve janë më shumë se 2 milion euro.

– Shpenzimet repeezentative janë më shumë se dy milion.

– Shpenzimet gjyqësore janë më shumë se dy milion.

– Më shumë se dy milion ju ka vjedh një njeri në thesar.

E di që nuk është përgjegjësia vetëm e qeverisë por aman gjene një gjuhë të përbashkët, qoftë edhe emëruesin më të vogël.

Vendosni edhe me shku në zgjedhje vec me kushtin që votoni diçka në ditët e fundit.

 

Shpërndaje në: