Aksident në Prishtinë, goditet një këmbësore

Aksident në Prishtinë, goditet një këmbësore

Një aksidenti ka ndodhur në Prishtinë, më saktësisht në vendin që njihet si “Xhamia e Llapit”.

Motoçikleta ka goditur një grua, e cila menjëherë është dërguar për tretman mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar Policia Rajonale e Prishtinës.

“Rreth orës 19:30, në rrugën Ilir Konushefci ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një motoçiklete dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila menjëherë është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Shpërndaje në: