Aktivisti i VV’së që shkeli qenin gjatë fushatës, thotë se Kurtin shumë shpejt do ta shihni në listën e zezë të SHBA-ve

Aktivisti i VV’së që shkeli qenin gjatë fushatës, thotë se Kurtin shumë shpejt do ta shihni në listën e zezë të SHBA-ve

Sokol Halili ishte bërë i famshëm pak para zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku në një video live në rrjetin social “Facebook”, teksa po fliste për Albin Kurtin, pati shkelur qenin me veturën e tij.

Videoja e tij ishte bërë virale në rrjete sociale, i cili më pastaj fliste hapur që e mbështeste Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarin e saj, Albin Kurti.

Mirëpo, duket se Halili tashmë ka ndërruar mendje.

Ai më nuk shprehet pozitivisht tani pë kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Madje, për Kurtin thotë se shumë shpejt do ta shihni në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Halili në një intervistë për emisionin “Direkt”, thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta marrin shumë shpejt vendimin ndaj Kurtit, sikurse që javë më parë e morën ndaj ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duke ia ndaluar hyrjen në Amerikë.

Shpërndaje në: