Aktori Johnny Depp lëndohet gjatë xhirimeve në Mal të Zi

Aktori Johnny Depp lëndohet gjatë xhirimeve në Mal të Zi

Aktori Johnny Depp aktualisht ndodhet për xhirime në Mal të Zi për filmin e tij më të ri “Minamata”.

Mediat malazeze shkruajnë se aktori i njohur gjatë xhirimeve ka pësuar një lëndim serioz për shkak të të cilit është dërguar në spital.

Depp ka pësuar më së shumti lëndime në qafë, por nuk është bërë e ditur gjendja e tij aktuale shëndetësore, apo detaje të tjera rreth rastit.

Pas ardhjes në Mal të Zi, Depp është vendosur në një hotel luksoz në Tivat dhe i gjithë kompleksi ruhet nga sigurimi i aktorit, derisa për ushqimin përkujdeset kuzhinieri i tij personal.

“Depp ka menynë e vet dhe për nevojat e tij ka ardhur një anije speciale”, tregon një burim mirë i informuar pranë aktorit.

Shpërndaje në: