Albion Rrahmani drejt Premier Leagues

Albion Rrahmani drejt Premier Leagues

Superforma që po kalon te Rapidi i Bukureshtit, ka bërë që sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, të kërkohet edhe nga një prej klubeve më të njohura të Premier Leagues, ka raportuar “Fanatik” në Rumani.

Siç shkruan ky medium, Aston Villa është ekipi që po e kërkon sulmuesin 23-vjeçar që ka realizuar 13 gola në 15 ndeshje në ligë.

“Ka interesim të madh nga Aston Villa. Sipas burimeve tona, Villa është e interesuar, pasi Rrahmani është profil i lojtarit që e kërkon Unai Emery. Për mua ai është lojtari më i mirë. Mund të luajë në Perëndim, pa probleme”, ka thënë gazetari Horia Ivanovici.

Edhe gazetari Alin Buzarin e ka cilësuar Rrahmanin si lojtarin më të mirë në Superligën e Rumanisë.

Rrahmani ishte transferuar nga Ballkani te Rapidi në fillim të gushtit të vitit të shkuar për rreth 600 mijë euro. Ai ka shkëlqyer deri tash, pavarësisht se ka pasur një lëndim që e ka lënë për disa muaj jashtë fushës.

Në ekip tashmë ka edhe Ermal Krasniqin e Florent Hasanin e Kosovës. /Koha.net/

Shpërndaje në: