Ambasadori gjerman i shkon në zyre Maqedoncit, ky i fundit e falënderon për praninë e shtuar të trupave gjermane

Ambasadori gjerman i shkon në zyre Maqedoncit, ky i fundit e falënderon për praninë e shtuar të trupave gjermane

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim të mërkurën ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin kanë diskutuar për situatën e sigurisë.

Në njoftimin e lëshuar nga Maqedonci në Facebook, thuhet se ambasadori gjerman është informuar edhe për kapacitetet aktuale të FSK-së.

Maqedonci ka shtuar se diplomatit gjerman i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që shteti që aipërfaqëson i ka dhënë Kosovës.

“Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e gjatë të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës, praninë e shtuar të trupave gjermane në kuadër të KFOR-it, si dhe besimin e thellë që ky bashkëpunim dhe me ambasadorin Rudolph do të vazhdojë në drejtim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dy shtete që ndajmë interesa të përbashkëta”, ka shkruar Maqedonci./Periskopi/

Shpërndaje në: