Ambientalistët e Evropës: Edhe qymyri i Kosovës po na helmon mushkëritë

Ambientalistët e Evropës: Edhe qymyri i Kosovës po na helmon mushkëritë

Ambientalistët u kërkuan politikëbërësve të BE-së që të marrin një qëndrim më të ashpër mbi ndotjen e ajrit nga termocentralet e thëngjillit në Ballkanin Perëndimor.

Për shkak të ndotjes, numri i vdekjeve ka shkuar në Europë në 3,900 persona në vit. 16 zonat industriale të ndërtuara në kohën e komunizmit kanë një kapacitet prej 8 gigawatts (Gw). Termocentralet emetojnë të njëjtën sasi dioksidi squfuri si në vitin 2016, transmeton Shqip.

“Linjiti, qymyri më ndotës, është gjerësisht i disponueshëm në rajon, duke siguruar një burim të lirë të energjisë dhe njëkohësisht janë burimi kryesor i energjisë për Kosovën, Serbinë, Bosnjën, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Vendet janë anëtare të Komunitetit të Energjisë, i cili kishte një angazhim për të zbatuar rregullat e BE për të frenuar ndotjen deri në vitin 2018. Por investimet në termocentralet e reja ose në teknologjinë për të ulur emetimet janë kryesisht të vonuara”, tha raporti.

“Ndotja e ajrit nuk njeh kufij dhe është ende një vrasës i padukshëm në Evropë”, tha Vlatka Matkoviq Puljiq, zyrtare e lartë shëndetësore dhe e energjisë. Gjithashtu ajo është autorja kryesore e raportit.

“Është koha që politikëbërësit e BE-së të rrisin përpjekjet për pastrimin e ajrit dhe dekarbonizimin e sektorit të energjisë”, tha ajo./Periskopi/

Shpërndaje në: