Analistët: Koalicionit qeverisës i ka ardhur fundi, zgjedhje së shpejti

Analistët: Koalicionit qeverisës i ka ardhur fundi, zgjedhje së shpejti

Njohësi i çështjeve politike Imer Mushkolaj në një prononcim dhënë Gazetës Blic, tha se akuza të tilla zakonisht ndodhin në fund të bashkëqeverisjes.

“Akuza të tilla zakonisht ndodhin në fund të bashkëqeverisjes, me ç’rast secila palë përpiqet të fitojë poenë politikë duke sulmuar e akuzuar tjetrën. Tashmë është e qartë se do të ketë zgjedhje të parakohshme”.

Sipas tij, duke pasur parasysh mungesën e parimeve të moralit politik që i karakterizon shumicën e subjekteve politike në Kosovë, mund të pritet që akuzat e ndërsjella të vazhdojnë, pavarësisht se kanë qeverisur bashkë, kanë përfituar bashkë e kanë dështuar bashkë.

Ndërsa, Krenar Shala njohës i çështjeve politike koalicionin ndërmjet PDK-së dhe LDK-së e konsideron si koalicion të pavullnetshëm.

“Konsideroj që koalicioni ndërmjet PDK-së dhe LDK-së ka qene koalicion i pa vullnetshëm dhe si i tille eshte duke kaluar në një krizë e cila mund të kapitalizohet me shkuarje në zgjedhje”.

Shpresoj që të kemi zgjedhje sa më shpejt që është e mundur pasi që qytetarët kanë nevojë të kenë një qeveri legjitime dhe të aftë për ti adresuar sfidat në ekonomi, sundim të ligjit dhe konsolidim të mëtutjeshëm demokratik të institucioneve tha Shala, transmenton Gazetablic.com.

Pos kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli i cili nuk i ka përjashtuar zgjedhjet e parakohshme, gjatë ditës së djeshme zëvendësministri i PDK-së, Isni Kilaj ka thënë se PDK është kundër buxhetit.

Madje, sipas tij, ky buxhet është fiktiv dhe nuk do t’i sjell vendit zhvillim ekonomik.

Shpërndaje në: