Andin Hoti e mohon që janë gjetur eshtrat e Ukshin Hotit: Lajm i rrejshëm

Andin Hoti e mohon që janë gjetur eshtrat e Ukshin Hotit: Lajm i rrejshëm

Albanian Post [AP] raportoi sot nga burimet e saj në Kryqin e Kuq Ndërkombëtar se ishin gjetur eshtrat e Ukshin Hotit dhe do të ktheheshin në Kosovë. Por, i biri i tij Andin Hoti, ka deklaruar që ky ishte një lajm i rrejshëm. 

AP ka marrë përgjegjësinë e lajmit dhe shton madje edhe se janë identifikuar edhe ekzekutuesit e z. Ukshin Hoti që është i zhdukur prej vitit 1999.

Sidoqoftë, Hoti ka shkruar në faqen e tij në Facebook “Lajm i Rrejshëm/Fake News”, përcjell Periskopi.

Periskopi ka kontaktuar Kryqin e Kuq Ndërkombëtar për të kërkuar sqarime në lidhje me rastin.

Shpërndaje në: