Anthony Joshua: Sinqerisht besoj se Mike Tyson do ta mposhte Muhammad Ali-n

Anthony Joshua: Sinqerisht besoj se Mike Tyson do ta mposhte Muhammad Ali-n

Britaniku Anthony Joshua, i cili së fundi i rifitoi titujt e tij të kampionit, u lidh drejtpërdrejt në faqen zyrtare të JD Sports në Instagram të premten.

“Është mjaft interesante sepse në epokën kur Muhammad Ali e dominonte kategorinë e peshave të rënda, peshat e rënda nuk ishin të njëjta si në epokën e Mike Tyson.

“Pas Alit, me Lennox Lewis, ne mund ta vërejmë se si boksierët filluan të bëhen më të mëdhenj dhe për këtë arsye në nivelin e amatorëve e krijuan edhe kategorinë e super peshave të rënda.

“Kategoria aktuale e peshave të rënda në nivelin e amatorëve është ajo që e ne e quajmë kategoria “cruiserweight.

“Kështu që, Muhammad Ali nuk do të kishte qenë plotësisht në kategorinë e peshave të rënda. Por, le të themi se Muhammad Ali do të kishte shtuar peshë, unë sinqerisht besoj se Mike Tyson do të kishte fituar”, ishin fjalët e Joshuas.

Shpërndaje në: