Arben Gashi: Takimi i Kurtit me Blinken, edukues – I ka marrë mesazhet se si duhet të sillet

Arben Gashi: Takimi i Kurtit me Blinken, edukues – I ka marrë mesazhet se si duhet të sillet

Arben Gashi i LDK’së mendon që vizita e kryeministrit Albin Kurti me sekretarin amerikan, të Shtetit, Antony Blinken do të jetë edukuese dhe do të ndikoje në sjelljen e tij, transmeton Periskopi.

Gashi thekson se tek tash kurti ka nisur të kuptojë rëndësinë e partneritetit me Amerikën.

‘’Kurti ka filluar ta kuptojë rëndësinë e një partneriteti dhe jo sjelljes tekanjoze me idenë e bllokimit. Kurti i ka marr mesazhet e qarta nga Blinken dhe detyrat e qarta, si duhet veprojë e sillet. Pres Kurti që të jetë konstruktiv në bisedime dhe më i matur’’, tha ai në Debat Plus.

‘’Raportet me një shtet si Amerika janë shumë delikate. Vet vizita e Kurtit në maj ka qenë vizitë edukuese për të. Hyrja në State Department do të jetë edukuese dhe për të parë se si duhet të sillet një kryeministër’’./PERISKOPI/

Shpërndaje në: